Zhgënjimi i Lefter Maliqit: Jeta është malore, nuk trembem nga dallgët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:09 15-04-2015 Zhgënjimi i Lefter Maliqit: Jeta është malore, nuk trembem nga dallgët

Partia Demoktatike ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Beratit Kasem Mahmutajn, por dëshira e madhe e Lefter Maliqit, i cili kishte disa muaj që ishte shprehur për kandidimin e tij në Berat, duket se nuk është plotësuar.

Një urdhër i kreut të PD Basha, që kryetarët e degëve të PD të mos kandidojnë duket se e ka vënë fillimisht në dilemë Maliqin i cili drejton degën e PD në komunën e Olltakut.

Maliqi ka postuar së fundmi një foto në Facebook-un e tij me mesazhin “Jeta vazhdon! Mirënjohje”, ku zhvillon edhe një diskutim të gjerë me përkrahësit e tij në komente, ku ato që spikatin më shumë janë mesazhet e kurajos që i jep vetes si “Skam frikë nga dallgët! As nga vdekja,pasi e kam jetë të trete, kam besim tek dora e zotit. Mirënjohje të gjithëve sinqerisht nuk njoh dëshpërim por njoh kurajo dhe entuziazëm!” apo “Jeta është malore të dashur miq së bashku me sakrific do ja dalim pavarsisht lartësise dhe pengesave!”.

Për Lefter Maliqin ‘karriget ven e vijnë, jeta vazhdon” dhe mos kandidimi për Bashkinë e Beratit “nuk është fundi i botës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtoresha foto me Ramën, komenton Berisha: Çaste lumturie
Ledi Shamku ironizon Bashën: Nuk ja di kuptimin fjalëve »
Article Logic
Execution time: 0.021047830581665
array(1) { ["section"]=> string(73) "zhgenjimi-i-lefter-maliqit-jeta-eshte-malore-nuk-trembem-nga-dallget-8795" }