Rama: Bujar Nishani, president kalimtar

Publikuar tek: politike, më 09:47 14-02-2015 Rama:  Bujar Nishani, president kalimtar Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se presidenti Bujar Nishani është kalimtar, ndryshe nga institucioni i Presidencës. Në mbrojtje të propozimit të Visar Zhitit për ambasador të Shqipërisë në Vatikan, Rama kritikon Nishanin për faktin se vetë Nishani përdor argumentin e cënimit të Kishës nga Zhiti.

“Kandidatura është në tryezën e Presidentit të Republikës për firmë. Presidenti i Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit! Argumenti i zotit President? Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, paska cënuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe, njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye e lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”, shkruan Rama.

Rama kërkon të kujtojë se nuk do të komentojë në publik kundërshtitë ndaj Presidentit, por thotë se NIshani është president kalimtar .

“Jam zotuar të mos i komentoj në publik kundërshtitë e mia ndaj Presidentit të Republikës. Sepse Bujar Nishani është kalimtar, ndërsa Presidenti i Republikës është një institucion themelor i shtetit shqiptar – edhe pse i rrënuar nga Partia Demokratike në pushtet, njësoj si tërë shteti që ai pushtet la pas në 23 qershor.”, thotë më tej Rama.

Sipas kryeministrit Zhiti është një poet i rrallë, që  nuk mund të ridënohet nga Presidenti I Republikës.

“Poet i rrallë. I burgosur politik i diktaturës. Shqiptar edhe më i rrallë. I vetmi deputet e ministër i Partisë Demokratike që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botues i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të Nënë Terezës.

E propozojmë për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Një figurë lokale e kishës katolike shqiptare prononcohet me rezerva ndaj tij. Prononcim i papranueshëm për të cilin vetë ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalët më të mira për kandidaturën.

Por sot, unë nuk mund të hesht dot në asnjë mënyrë. Sepse ky është ridënimi i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna; bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja.

E megjithatë, ky ridënim është fatkeqësisht më i hidhur se dënimi i parë. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të ridënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike.”, përfundon Rama komentin në profilin e tij në ‘’Facebook”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prapaskenat e Parkingjeve/ Pse nuk kaloi vendimi. Rebelimi ndaj “votës së detyruar” të të majtëve
Ambasadori Lu takohet me Berishën dhe Moisiun »
Article Logic
Execution time: 0.0050890445709229
array(1) { ["section"]=> string(69) "zhiti-ambasador-ne-vatikan-rama-bujar-nishani-president-kalimtar-3289" }