Zhiti në komision, Blushi: Kisha s’ka pse ndërhyn

Publikuar tek: politike, më 11:48 09-02-2015 Zhiti në komision, Blushi: Kisha s’ka pse ndërhyn Nga mbledhja e komisionit te jashtem

Mes debateve të shumta komisioni i politikës së jashtme ka marrë sot në “pyetje” kandidatët për ambasadorë të propozuar nga mazhoranca, ku Visar Zhiti ka dalë sot përpara deputetëve për të thënë ato që do të bënte nëse do të zgjidhej në krye të ambasadës së Shqipërisë në Vatikan.

Në përgjithësi komisioni i Jashtëm ishte pro kandidaturës së Visar Zhitit madje në fund e miratuan atë me vota unanime. Dy deputetë thanë fjalën e tyre në mbledhjen e komisionit, Ben Blushi nga maxhoranca dhe Jozefina Topalli nga Opozita.

Sipas Blushit, Kisha Katolike nuk ka të drejtë të përfshihet në këtë debat se nuk i takon një gjë e tillë. Madje sipas tij, as Presidenti nuk ka pse të ndërhyjë për të mos e kaluar emrin.

Edhe Jozefina Topalli u shpreh në mbështetje të kandidaturës së Visar Zhitit në këtë detyrë. Topalli e konsideroi Zhitin kandidaturën e duhur për këtë detyrë dhe se duhet të shmangeshin komentet për këtë çështje.

Emrin e Visar Zhitit, komisioni i jashtëm e ka kaluar me unanimitet të votave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha-Ramës: Për Serbinë dhe Bosnjen çele 200 mijë euro fond, për Fierin dhe Vlorën vetëm fjalë
Bare: Bllokimin e karvanit të ndihmave e organizoi PD »
Article Logic
Execution time: 0.019979000091553
array(1) { ["section"]=> string(52) "zhiti-ne-komision-blushi-kisha-s-ka-pse-nderhyn-2802" }