Zhiti: O Zot mëshiroje Presidentin

Publikuar tek: politike, më 13:44 16-02-2015 Zhiti: O Zot mëshiroje Presidentin Visar Zhiti

“O Zot mëshiroje Presidentin se nuk di se çfarë bën”, ky është reagimi i parë i Visar Zhitit, pas takimit me presidentin Nishani.  Takimi është kërkuar nga vetë presidenti dhe ka patur lidhje me çështjen e emërimit të Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan.

Menjëherë  pas takimit, Zhiti, përveç se lutjen drejtuar Zotit për veprimet e Nishanit, ka thënë se nuk i ka kërkuar presidentit të ndryshojë qëndrimin e tij në lidhje me të. “Nuk i kërkova Presidentit të ndryshojë qëndrim. Ai kërkoi një takim për të më thënë me gojë ato që kishte thënë në media. Për mua nuk pati asnjë surprizë, pasi këtë qëndrim e dija”, komentoi Zhiti takimin në Presidencë, transmeton Ora News.

Presidenti Nishani, pas deklarimeve publike se nuk do ta dekretojë Zhitin, ka zgjedhur ta takojë më pas atë në Presidencë. Arsyes dhënë nga presidenti se mosdekretimi ka lidhje me komentet e tij rreth Kishës, Zhiti I është përgjigjur:  “Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg kur nuk donte Shqipëria. Dhe në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta. Qëndrimi im nuk ndryshon. Qëndrimin tim nuk e përcakton presidenti i tanishëm.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Krimi, i lidhur me kryeministrin
Aleanca e Grave Deputete: 20% e kandidaturave në zgjedhjet lokale të jenë femra »
Article Logic
Execution time: 0.028641939163208
array(1) { ["section"]=> string(38) "zhiti-o-zot-meshiroje-presidentin-3517" }