Zhupa në foltore pas Tahirit: Predikoi pa turp tre elementët për të cilat duhej të kishte ikur me kohë

Publikuar tek: politike, më 14:04 27-01-2016 Zhupa në foltore pas Tahirit: Predikoi pa turp tre elementët për të cilat duhej të kishte ikur me kohë

Fill pas konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në kuadër të analizës vjetore të policisë së shtetit, ka dalë nga selia e PD zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa, e sapoemëruar në detyrë. Zhupa tha se ministri predikoi në konferencë pikërisht ato elementë për të cilat, sipas saj, ai duhej të kishte ikur me kohë.

“Saimir Tahiri predikoi pa turp sot ligjin, besimin dhe etikën në polici, tre elementë për të cilat ky ministër duhej të kishte ikur me kohë nga detyra e të ishte përgjigjur para drejtësisë.

Saimir Tahiri ka shkelur ligjin, dhe këtë e di çdo shqiptar. Ai vetë pranoi se ka shitur në të zezë taksinë e drogës, makinën e tij private, dhe këtë shitje nuk e ka deklaruar. Ai vetë, publikisht deklaroi se nuk pranon të zbatojë një vendim gjykate në fuqi. Një shkelje e rëndë e ligjit.

Saimir Tahiri ka shkelur besimin publik që duhet të kenë qytetarët tek policia, pasi me makinën e tij personale private, banda e habilajve i është fshehur kontrolleve dhe ka kryer trafik droge.

Saimir Tahiri është një shkelës i madh i etikës, pasi megjithë skandalet që kanë ndodhur, me gjithë provat e faktet e përfshirjes së tij në trafik e lidhje me krimin, ai nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe ka vazhduar ti shërbejë bandave me postin e tij”, tha Zhupa në deklaratë.

“Një seri ekzekutimesh mafioze kanë ndodhur vetëm në muajin Janar. Dhe Tahiri nuk mban asnjë përgjegjësi.

Ai është ministri më i inkriminuar në Ballkan, dhe sa më shumë qendron në detyrë, aq më shumë stimulon krimin e trafiqet, dhe minon besimin e publikut tek policia”, përmbylli zëdhënësja e PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama
Ahmetaj përgjigje të hidhur Bashës: Nëse gënjen, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?! »
Article Logic
Execution time: 0.021708011627197
array(1) { ["section"]=> string(107) "zhupa-ne-foltore-pas-tahirit-predikoi-pa-turp-tre-elementet-per-te-cilat-duhej-te-kishte-ikur-me-kohe-31076" }