Zhvillimet politike në vend, Rama ‘braktis’ mbledhjen e rëndësishme

Publikuar tek: politike, më 18:07 16-05-2018 Zhvillimet politike në vend, Rama ‘braktis’ mbledhjen e rëndësishme Nga mbledhja e krerëve të Partive Socialiste të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të BE

Krerët e Partive Socialiste të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të BE, janë mbledhur pasditen e sotme në Sofje të Bullgarisë, përpara Samitit të Sofjes të Ballkanit me BE, ku do të përcaktohet edhe qëndrimi për perspektivën evropiane.

Por, siç duket nga foto që sjell newsbomb.al, nga Partia Socialiste e Shqipërisë, askush nuk është në këtë takim.

Shkak janë bërë zhvillimet e brendshme në PS, kur Rama u detyrua që të ndryshojë udhëtimin dhe axhendën e tij për të folur përpara grupit parlamentar sot në orën 11.00.

Pas kësaj, Rama u detyrua të dalë me herët nga takimi në Presidencë me Ilir Metën e Këshillin e Sigurimit, për të kapur sërish avionin e për t’u bashkuar me socialistët evropianë e të Ballkanit vetëm gjatë darkës kur të mbërrijë në Sofje.

Duket se problemet e shkaktuara nga PD, me ministrin e Brendshëm, ndryshuan axhendën e kryeministrit shqiptar, i cili do të humbë takimin e pasdites me partitë simotra të ballkanit. NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021039009094238
array(1) { ["section"]=> string(71) "zhvillimet-politike-ne-vend-rama-braktis-mbledhjen-e-rendesishme-121005" }