Zhvillohet në Varshavë sesoni i 6-të ndërqeveritar Shqipëri-Poloni

Publikuar tek: ekonomi, më 14:08 02-06-2017 Zhvillohet në Varshavë sesoni i 6-të ndërqeveritar Shqipëri-Poloni

Tre ditë më parë u zhvillua në Varshavë, Poloni, Sesioni i 6-të Ndërqeveritar i Komisionit të Përbashkët Ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë. Delegacioni shqiptar me përfaqësues nga ministritë e linjës u kryesua nga Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici, ndërsa delegacioni polak u kryesua nga Zv.Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tadeusz Koscinski.

Në sesionin plenar mori pjesë dhe Ambasadorja e RSH në Poloni Shpresa Kureta.

Gjatë sesionit, ekspertët e të dy palëve ndanë eksperiencat e deritanishme dhe diskutuan mundësitë, mënyrat dhe format për të orientuar bashkëpunimin në vijim.
Shkëmbimi i informacioneve, ekspertëve, pjesëmarrja dhe organizimi i eventeve të përbashkëta dhe vizitat reciproke do të jenë në themel të bashkëpunimit në vijim, në fushat e zhvillimit ekonomik, tregtisë, turizmit, transportit, energjisë etj.
 
Në përfundim të takimit u nënshkrua edhe Protokolli i Sesionit të 6-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Poloni. U ra dakord që Sesioni i ardhshëm të zhvillohet në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023090124130249
array(1) { ["section"]=> string(72) "zhvillohet-ne-varshave-sesoni-i-6-te-nderqeveritar-shqiperi-poloni-80955" }