Zhvlerësohet akoma më tej Euro. Paundi pëson rënien më drastike që i është bërë gjatë 4 viteve të fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 15:57 27-06-2016 Zhvlerësohet akoma më tej  Euro. Paundi pëson rënien më drastike që i është bërë gjatë 4 viteve të fundit

Paundi Britanik ka shënuar një rënje të fortë gjatë ditëve të fundit, por sot ka pësuar zhvlerësimin më të madh që i është bërë gjatë katër viteve të fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një paund u këmbye sot me 165.15 lekë, që përkthehet në  6.78 lekë më pak se të premten.

Kjo është tkurrja e dytë radhazi, pasi paundi në tregun vendas ra me 8.05 lekë të premten, kur rezultatet e referendumit treguan se 52% e britanikëve kishin votuar për të dalë nga BE, duke tronditur tregjet dhe duke bërë që paundi në bursa të arrinte nivelet më të ulëta në 30 vite ndaj dollarit. Pasiguria në tregje bëri që zhvlerësimi i paundit të vazhdonte edhe sot në bursa, ndonëse me ritme më të lehta.

Po ashtu gjatë ditës së sotme dhe euro është zhvlerësuar ndjeshëm,  ka zbritur në 137.14 lekë, 0.69 lekë më pak se në fund të javës së kaluar.

Ai që ka fituar nga gjithë kjo situatë është dollari, i cili është ngjitur në kuotën e 124 lekëve, duke vijuar forcimin e nisur që të premten.

Në bursat ndërkombëtare pasiguria vijon të mbetet e lartë dhe të paktën në afatin e shkurtër pritet që monedha britanike të qëndrojë e nënçmuar.

Sipas Financial Times frika nga Brexit mund të bëjë që paundi të bjerë më tej në nivele të ulëta historike

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022167921066284
array(1) { ["section"]=> string(109) "zhvleresohet-akoma-me-tej-euro-paundi-peson-renien-me-drastike-qe-i-eshte-bere-gjate-4-viteve-te-fundit-44732" }