Zidane vazhdon replikat me Ronaldon: Ai është i zgjuar por dhe unë nuk jam budalla

Publikuar tek: sport, më 22:42 26-09-2016 Zidane vazhdon replikat me Ronaldon: Ai është i zgjuar por dhe unë nuk jam budalla

24 orë përpara sfidës kundër Borussia Dortmund që do të luhet për llogari të Champions League, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për sherrin e fundit me portugezin Cristiano Ronaldo, të cilin e zëvendësoi në takimin kundër Las Palmas.

Ai bëri komentin e tij mbi polemikat e fundit mes tij dhe Ronaldos, ndërsa e vlerëson situatën normale.

“Gjithçka normale. Cristiano nuk ishte lojtari i vetëm i acaruar. Të gjithë lojtarët që ishin në fushë u acaruan. Tani mendojmë për ndeshjen e nesërme. Kam marrë një vendim për të mirën e lojtarit. E shoh që po flitet më shumë për këtë se sa për ndeshjen e nesërme. Jemi të qetë. Unë nuk jam budalla dhe Cristiano Ronaldo është inteligjent. Jemi këtu për të njëjtin qëllim”, ka thënë francezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana 10 ndeshje pa fituar në derbi, Braçe provokon sërish. Këtë herë në versionin ultras
Marramendëse, 50 milionë euro për futbollistin shqiptar. Marrëveshja më në fund zyrtare »
Article Logic
Execution time: 0.020909070968628
array(1) { ["section"]=> string(87) "zidane-vazhdon-replikat-me-ronaldon-ai-eshte-i-zgjuar-por-dhe-une-nuk-jam-budalla-54202" }