Zjarr në konviktin e vajzave, humbin jetën 12 studente, plagosen 22 të tjera

Publikuar tek: bota, më 08:18 30-11-2016 Zjarr në konviktin e vajzave, humbin jetën 12 studente, plagosen 22 të tjera

Një konvikt vajzash është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën 12 studete dhe janë plagosur rëndë 22 të tjera.

Ngjarja ka ndodhur në në rajonin Aladağ në qytetin Adana të Turqisë, raporton ‘Anadolu Agency’.

Sipas informacioneve mësohet se konvikti i vajzave është përfshirë nga zjarri për shkaqe ende të papërcaktuara.

Prefekti i qytetit Adana, Mahmutd Demirtas në lidhje me zjarrin në konviktin e vajzave tha se “aktualisht kemi gjetur 12 trupa të pajetë, si dhe 22 të tjerë të plagosur janë dërguar nëpër spitale.”

Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikëseve, ekipe të kërkim-shpërthimit dhe ato shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20327496528625
array(1) { ["section"]=> string(80) "zjarr-ne-konviktin-e-vajzave-humbin-jeten-12-studente-plagosen-22-te-tjera-61088" }