Zjarrfikësit e Tiranës angazhohen natën vonë, bëjnë një veprim të rrallë për Shqipërinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:41 11-10-2016

Zjarrfikësit e Tiranës janë angazhuar natën vonë në një veprim shumë të rrallë për Shqipërinë. Animal Rescue Albania njofton se disa punonjës të këtij reparti i kanë shpëtuar jetën mbrëmjen e djeshme një qeni që kishe rënë brenda në pusetë.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Liqenin të Thatë dhe ka qenë një vajzë ajo që ka lajmëruar zjarrfikësit pas përpjekjeve të dështuara të saj për të nxjerrë qenin nga puseta.

“Ky qenush kishte rënë në pusetë dje te Liqeni i thatë dhe vetëm qante. Një vajze nuk qëndroi indiferente ndaj klithmave të tij dhe pasi e pa të pamundur ta nxirrte vetë, menjëherë telefonoi zjarrefikësen, të cilët siç e shihni erdhen dhe e shpëtuan qenushin”, shkruhet në faqen e ARSA.

Të tilla veprime në shtete të ndryshme janë të zakonshme por jo në Shqipërinë tonë ku kafshët e rrugës shpesh herë keqtrajtohen në mënyrën më barabare, ndaj ky aksion i zjarrfikësve duhet përshëndetur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031553030014038
array(1) { ["section"]=> string(92) "zjarrfikesit-e-tiranes-angazhohen-naten-vone-bejne-nje-veprim-te-rralle-per-shqiperine-55777" }