Zjarri në laborator, Alibeaj: Shteti dogji 30 çështje penale të trafikut të drogës

Publikuar tek: politike, më 13:46 10-11-2015 Zjarri në laborator, Alibeaj: Shteti dogji 30 çështje penale të trafikut të drogës

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sot qeverinë se me anë të zjarrit në laboratorin e Policisë dogji 30 çëshjte penale për 30 raste të trafikut të drogës. Alibeaj tha se Ky është një nga krimet më të rënda që kanë për autor Tahirin dhe Ramën.

Deklarata e plotë:

Djegia e provave për bandat e trafikut të drogës brenda laboratorit kriminalistik, është padyshim një nga krimet më të rënda shtetërore në dy dekadat e fundit. Në fillim, Ministri u mundua ta fshehë si ngjarje.

Më pas kur opozita e denoncoi, pas shqetësimit që ngritën oficerët profesionistë e të ndershëm, Tahiri nxori si shkak një neon.

Por edhe kjo alibi u rrëzua. Fakti është se sot mungojnë provat për 30 çështje penale, për 30 raste të trafikut të drogës. Duke qënë një institucion kyç, i një rëndësie të veçantë, shkatërrimi i provave në këtë mënyrë nuk mund të ndodhë përveçse me urdhër e me porosi nga lart.

Ka udhëzim të veçantë policie për ruajtjen e këtij institucioni, ka kamera vëzhguese dhe siguri maksimale. Por anomalitë janë shtuar kohët e fundit, dhe bimët narkotike mbaheshin në thasë deri në 7 muaj pa iu bërë ekspertiza, ndërkohë që Kodi Procedurës Penale thotë se aktet duhen bërë brenda 3 muajve.

Përpjekja për ta mbyllur si ngjarje, për ta cilësuar një defekt teknik, është një vërtetim më shumë se pas djegjes së provave për trafikantë e banda të rrezikshme në vend, qëndron Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Laboratori kriminalistik, aty ku ruhen provat, është siguria e shtetit. Eshtë dëshmia e ekzistencës së shtetit. Kur bie dhe kjo instancë kyçe për luftën ndaj krimit dhe për vendosjen e drejtësisë, atëherë shteti nuk ekziston.

Ekziston një shtet tjetër, ky i Edi Ramës, shtet kriminal. Shtet i mafias, i trafikantëve.

Shiheni deri ku shkon shërbimi ndaj krimit, deri në asgjesimin e provave në laboratorin kriminalistik, që bandat e trafikantët ti shpëtojnë ligjit.

Kjo është një nga çështjet më serioze sot të vendit. Prokuroria duhet të bëjë hetime energjike, të plota e të pandikuara nga segmentet e qeverisë, nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama, që janë vetë të përfshirë në këtë krim të madh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani flet për planin si ministër i Drejtësisë: Axhendë agresive, masa të forta anti-korrupsion
"Të dënohen autorët", Dule kërkon drejtësi për djegien e flamurit grek në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.021697044372559
array(1) { ["section"]=> string(86) "zjarri-ne-laborator-alibeaj-shteti-dogji-30-ceshtje-penale-te-trafikut-te-droges-25100" }