Zonja e Presidentit, Odeta Nishani i përgjigjet “Ftesës për Flirt”

Publikuar tek: kulture-art, më 12:02 15-02-2016 Zonja e Presidentit, Odeta Nishani i përgjigjet “Ftesës për Flirt”

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka publikuar ditën e Shën Valentinit librin e saj poetik “Ftesë për Flirt”. Kësaj ftese i janë përgjigjur shumë miq e dashamirës të artit, mes tyre edhe zonja e parë e shtetit, Odeta Nishani.

Nuk mund të mos bjerë në sy as prezenca e të madhes Tinka Kurti dhe aktores së talentuar Ema Andrea. Zonja Nishani ka ndarë fotografitë me miqtë e saj ndërsa shkruan nga profili zyrtar.

“Mbrëmje poetike në rezidencën e Ambasadores së Holandës Znj. Dewi Van De Weerd. Libri me poezi i shkrimtares së talentuar Flutura Açka u prezantua nga aktoret e mirënjohura Tinka Kurti dhe Ema Andrea”.

Shkrimtarja është ndjerë e privilegjuar nga kjo prezencë. “Faleminderit znj. Odeta Nishani, me mirënjohje për kujdesin, mirësinë dhe paqen që emetoni. Isha e nderuar nga prania juaj. Mbarësi paçi përherë”, i shkruan shkrimtarja!

ni3.jpg

ni2.jpg

ni1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleksandër Çipa i emocionuar në Selanik, prezanton triologjinë ‘’Etër dhe bij’’ mes shqiptarëve (FOTO)
Sikur mjeshtër Papajani të qe gjallë, këto pamje do ta rrënonin. Zbulohet pengu i tij për ''Shtëpinë e Flamurit'' në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.021351099014282
array(1) { ["section"]=> string(69) "zonja-e-presidentit-odeta-nishani-i-pergjigjet-fteses-per-flirt-32615" }