“Zoti” apo para të hedhura dëm? Shembja SPEKTAKOLARE e Urës në Mamurras nxjerr në sipërfaqe skandalin

Publikuar tek: aktualitet, më 15:40 01-12-2017 “Zoti” apo para të hedhura dëm? Shembja SPEKTAKOLARE e Urës në Mamurras nxjerr në sipërfaqe skandalin

Mamurras- Ura e Drojës, që lidh aksin nacional Fushë-Krujë-Milot (Thumanë-Mamurras), është shembur mbrëmjen e djeshme duke nxjerrë në sipërfaqe skandalin e punimeve dhe të parave të hedhura dëm.

Ura nuk i ka mbushur as 2 vite nga rikonstruksioni por cilësia e punimeve ka qenë e tillë që, kanë mjaftuar vetëm disa orë shi, për ta shembur tërësisht.

Kjo urë është rikonstruktuar në kuadër të projektit të rrugës për ndërtimin e aksit Fushë-Krujë Milot, një projekt që nisi që në vitin 2011, por që me shtrimin e kilometrave të parë u denoncua cilësia e punimeve.

Në vitin 2013, mediat raportuan me pamje filmike se edhe në atë pjesë të rrugës që kishte përfunduar, u vu një cilësi e dobët e punimeve, teksa në shumë vende asfalti kishte nisur të shkërrmoqej. Dhe këto janë pasojat direkte të parave të hedhura dëm, ndaj “zotin” duhet ta lemë jashtë kësaj historie. Të vetmit fajtorë janë zotërit e projektit. 

oooo.jpg

ol1.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, Vasili ultimatum Qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Reshjet intensive, UKT stakon impiantin e Bovillës, thirrje qytetarëve: Kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018870115280151
array(1) { ["section"]=> string(105) "zoti-apo-para-te-hedhura-dem-shembja-spektakolare-e-ures-ne-mamurras-nxjerr-ne-siperfaqe-skandalin-101528" }