Zv/guvernatorja Gjoni: Misioni i BSH, ruajtja dhe garantimi i stabilitetit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:40 27-01-2015 Zv/guvernatorja Gjoni: Misioni i BSH, ruajtja dhe garantimi i stabilitetit

Zëvendesguvernatorja e Parë, e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, u shpreh se, misioni BSH-së është ruajtja dhe garantimi stabilitetit financiar të vendit.

E pranishme në,  Forumin e 20-të të Evropës Qendrore dhe Lindore që u organizua nga “Euromoney” në Vjenë, Gjoni sipas ATSH, vuri në dukje sfidat kryesore të Bankës së Shqipërisë: sjelljen e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, nxitjen e kreditimit si dhe zgjidhjen e problemit të kredive me probleme. Viti 2015 do të vazhdojë të kërkojë angazhimin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për trajtimin e këtyre sfidave me qëllim ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit financiar në vend.

Ky forum zhvillohet çdo vit dhe mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të njohura ndërkombëtare nga fusha politike e ekonomike. Forumi ishte konceptuar në formën e paneleve me tema specifike, ku një rëndësi të veçantë kishin paneli i ministrive të financave/ekonomisë dhe i bankave qendrore.

Paneli i ministrive të financave/ekonomisë, i moderuar nga Richard Ensor, Kryetar i Euromoney Institutional Investor PLC, pati si folës kryesor  Philip Bennett, Zëvendëspresident dhe Drejtor Kryesor Operacional, BERZH.

Ky panel trajtoi tema të rëndësishme të lidhura me politikën fiskale, rritjen ekonomike, zhvillimet e fundit në Evropë dhe ndikimet e tyre në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë panel morën pjesë ministra dhe zëvendësministra nga Ministritë e Financave dhe të Ekonomisë të Hungarisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029501914978027
array(1) { ["section"]=> string(77) "zv-guvernatorja-gjoni-misioni-i-bsh-ruajtja-dhe-garantimi-i-stabilitetit-1586" }