Zv.ministri Çuni ngatërron datën e krijimit të teatrit “Migjeni”, sivjet festohet 66 vjetori

Publikuar tek: kulture-art, më 10:55 27-02-2015 Zv.ministri Çuni ngatërron datën e krijimit të teatrit “Migjeni”, sivjet festohet 66 vjetori Gjate inspektimit te zv.ministrit Çuni ne Teatrin Migjeni (foto Ora News)

Çështja e Teatrit Migjeni është bërë problematike, aq sa ka detyruar zv.ministrin e Kulturës Zef Çuni, që edhe vetë është shkodran, të shkojë të shohë nga afër situatën në teatrin “Migjeni” për të folur me autoritetet për ndihmën që duhet dhënë nga ministria.

Por zv.ministri që merret direkt me çështjet e kulturës nuk i ka shpëtuar një gafe. Ka deklaruar se këtë vit Teatri Migjeni do të festojë 65 vjetorin dhe gjithçka do të jetë gati për përvjetorin e hapjes së tij. “Bashkia e Shkodrës nuk ka sjellë asnjë projekt në dikasterin tonë. Ministria nuk mund ta linte në këtë gjendje një nga teatrot më të mëdha dhe më të rëndësishme në vend” tha zv.ministri Zef Çuni ndërkohë që deklaroi se do të bëhen gati për 65 vjetorin e sivjetshëm të këtij teatri.

Por duket sa seriozisht merren datat në këtë vend. Teatri “Migjeni” ka datën e tij të parë të një teatri profesional në 24 nëntor 1949, ndërkohë që vitin e kaluar festoi 65 vjetorin, dhe sivjet festoon 66 vjetorin. Madje, për 65 vjetorin e krijimit të Teatrit, u rikthye në skenë drama Gjaku i Arbrit, ku pas 25 vitesh doli në skenë edhe Tinka Kurti në rolin e Nënës. U përgatitën vjet dhe dramat “Kurora e Dhimbjes” dhe “Rëndësia e Seriozitetit” si një kolanë shfaqjesh për festimet e 65 vjetorit, vitin e kaluar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UNESCO: Parisi kryeqendra e xhazit
Turizmi shqiptar në Pragë, çekët në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.023128032684326
array(1) { ["section"]=> string(94) "zv-ministri-cuni-ngaterron-daten-e-krijimit-te-teatrit-migjeni-sivjet-festohet-66-vjetori-4554" }