Zv.ministri i Drejtësisë flet për kreditë e këqija: Ja ndryshimet e propozuara

Publikuar tek: ekonomi, më 13:56 24-10-2016 Zv.ministri i Drejtësisë flet për kreditë e këqija: Ja ndryshimet e propozuara Zv.ministri i Drejtesise Eridian Salianji ( I dyti, ne mes)

Zëvendësministri i Drejtësisë Eridian Salianji gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e përmbaruesve privatë te “Rogneri” ka thënë se për reduktimin e kredive me probleme në sistemin bankar, prej kohësh është hartuar një plan masash, ndër të cilat janë edhe ndryshimet ligjore në Kode dhe ligjin për shërbimin përmbarimor – implementimi i të cilave,  në harmoni me të gjitha masat e tjera, siç u shpreh Salianji, patjetër që do minimizojë në maksimumin e mundshëm këtë problem.

“Ndryshimet e propozuara adresojnë disa problematika të hasura; Kështu, këto ndryshime rregullojnë akoma më tej

-  çështjet e stimulimit të përmbaruesve gjyqësor duke futur në ligj edhe konceptim e tarifës së suksesit;

-  çështjet organizative duke propozuar që të parashikohet në ligj/Kod që në seksionet e veçanta për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregëtare të gjykatave të shtohet edhe gjykimi i procedurave të falimentit

-  çeshtjen e ndryshimeve të nevojshme të dispozitave që krijojnë mundësi abuzimi debitorëve për t’iu shmangur detyrimit për shlyerjen e borxhit”, tha zëvendësministri

FAJLA E PLOTË E SALIANJIT:

Paraprakisht Ju falenderoj për ftesën dhe shpreh vlerësimet për organizimin e kësaj tryeze ‘Dialog i Hapur’ për një çështje kaq sensitive sikurse është ajo e ‘kredive të këqija’!

Krijimi i shërbimit përmbarimor privat në 2008 krijoi premisë për përmirësim të problematikës së ekzëkutimit të vendimeve gjyësore (tutujve ekzekutiv), por është fakt që për arsye objektive e subjektive nuk u realizuan pritshmëritë në përmirësimin e këtij problemi serioz!

Riorganizimi i Dhomës së Përmbaruesve Privat dhe roli aktiv që ajo po kryen duke adresuar problematika e marrë iniciativa, janë një garanci më shumë në suksesin e përbashkët.

Përmbaruesi gjyqësor, si subjekt procedurial në fushën e ekzekutimit, është i pajisur me të gjitha mjetet proceduriale që mundësojnë ekzekutimin e titullit ekzekutiv dhe Ministria e Drejtësisë si strukturë përgjegjëse për mbikëqyrje ndaj tyre, krahas veprimtarisë kontrolluese i ka kushtuar vëmëndje të veçantë edhe bashkëpunimit me ta dhe me çdo aktor relevant për të identifikuar problematikat dhe gjetur zgjidhjet lidhur me to.

Çështja e të ashtuquajturave ‘kredi të këqija’ është ndër problemet serioze që ka identifikuar Qeveria që në fillim të mandatit, pasi dihet se siguria e sistemit bankar është interes publik që impakton krejt ekonomine.

Pikërisht për këtë qëllim ‘reduktimin e kredive me probleme në sistemin bankar’ prej kohësh është hartuar një plan masash, ndër të cilat janë edhe ndryshimet ligjore në Kode dhe ligjin për shërbimin përmbarimor – implementimi i të cilave në harmoni me të gjitha masat e tjera patjetër që do minimizojë në maksimumin e mundshëm këtë problem.

Ndryshimet e propozuara adresojnë disa problematika të hasura; Kështu, këto ndryshime rregullojnë akoma më tej

-         çështjet e stimulimit të përmbaruesve gjyqësor duke futur në ligj edhe konceptim e tarifës së suksesit;

-         çështjet organizative duke propozuar që të parashikohet në ligj/Kod që në seksionet e veçanta për gjykimin e mosmarrëveshjeve tregëtare të gjykatave të shtohet edhe gjykimi i procedurave të falimentit

-         çeshtjen e ndryshimeve të nevojshme të dispozitave që krijojnë mundësi abuzimi debitorëve për t’iu shmangur detyrimit për shlyerjen e borxhit

për rrjedhojë edhe ekzekutimi i titujve ekzekutiv padiskutim që do çojë nivelin e ‘kredive të këqija’ në nivele të pranueshme dhe aspak riskoze.

Në ndryshimet e propozuara është adresuar edhe një problematikë jo e vogël sikurse është edhe mbrojtja e të drejtave të ligjshme të debitorëve – të cilat jo rrallë herë janë shkelur për shkak të hapësirave që janë gjetur në ligje dhe marëdhënieve ndonjëherë abuziviste mes personave/strukturave të caktuara në banka dhe përmbaruesve .

Kështu sipas projektligjeve në proçes miratimi, është parashikuar edhe që në proçesin e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit ti jepet mundësia të parashtrojë pretendimet edhe debitori.  Natyrshëm që kjo risi është parashikuar që të mos jetë shteg i askujt për të vonuar proçesin e lëshimit të urdhërit ekzekutiv dhe ekzekutimin e tij.

Po kështu parashikimi në ndryshime edhe i çështjeve të kamatvonesave apo i vlerësimit të sendeve do ketë impakt të drejpërdrejtë në përshpejtimin e procedurave të ekzekutimit, poor dhe në shmang’jen e abuzimeve në praktikë gjatë ekzekutimit të detyrueshëm në dëm të debitorit.

Këto ndryshime të harmonizuara me forcmimin e statusit ligjor të përmbaruesit dhe kontrollit ndaj tyre, jemi besim plotë që do sjellin rezultatet e dëshiruara dhe kalkuluara në uljen e kredive të këqija, rritjen në besimin ndaj institucioneve financiare dhe zhvillim të mëtejshëm të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019376993179321
array(1) { ["section"]=> string(83) "zv-ministri-i-drejtesise-flet-per-kredite-e-keqija-ja-ndryshimet-e-propozuara-57223" }