Zv.ministri i Jashtëm shqiptar reflekton mbi Facebook-un

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:52 28-09-2016 Zv.ministri i Jashtëm shqiptar reflekton mbi Facebook-un

“Po plakemi duke shkruar ethshëm statuse në Facebook”, shkruan zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja, duke thënë se “një lloj autokthjellimi” e ka bërë të hedhë sytë vite pas dhe të shohë sesi “adrenalina e pjesëmarrjes sikur po ndikon në punët e kësa bote” e shtyn atë, miqtë e tij dhe miliona të tjerë të “plaken duke shkruar ethshëm”.

Por për njerëzit që përpijnë burimet dhe të ardhurat ai ka një tjetër mendim. Ja çfarë shkruan në statusin e tij në Facebook:

"Seç pata një si lloj ..autokthjellimi. U hodha vite mbrapa dhe ja ku pashë se, jo vetëm unë por edhe të gjithë friendsat e moshës sime, madje dhe më të rinjtë ..po plakemi duke shkruar ethshëm...statuse fejsbuku!! Jetë e bukur kjo e statusit, plot "adrenalinë pjesmarrje", por ama t'i merr vitet, një e nga një, si pa u ndjerë! Ç'ka të mbetet në fund? Është thjesht një si ndjesi pjesmarrje! Sikur dhe ti po ndikon ca punë të kësaj bote!! Mbase dhe i ndikon kushedi, po kufizuar në lëmin e ..moralit. Ja dhe t'ndërgjegjes. Sepse nga ana tjetër, bota materiale lëviz po aq ethshëm por ..krejt ndryshe. Njerëzit që përpijnë burimet e të ardhurat ..as që kanë fare llogari fejsbuku! Ata lëvizin ashpër ..fizikisht. Nejse, ne mund të vazhdojmë; ..status mbas statusi, muaj mbas muaji dhe ja ku jemi ..gjithnjë më të varur e më të rrudhur..Pakëz dekurajuese? Ndjesë në se prek ndokënd..! Në fakt ..life is beautiful!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02302098274231
array(1) { ["section"]=> string(62) "zv-ministri-i-jashtem-shqiptar-reflekton-mbi-facebook-un-54428" }