Zv.ministri i LSI: I lashë 6 dekada moshë dhe ende s’e kuptoj shprehjen: “Të pasurohesh me punë të ndershme!”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:47 23-07-2016 Zv.ministri i LSI: I lashë 6 dekada moshë dhe ende s’e kuptoj shprehjen: “Të pasurohesh me punë të ndershme!”

“I lashë 6 dekada moshë dhe ende s'e kuptoj dot shprehjen: "të pasurohesh me punë të ndershme"!

Kështu shkruan zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja ndërsa argumenton: “Dakord, me punë të ndershme mund të ndërtosh një jetesë më të mirë nga e të tjerëve, 3, 5, ..ndoshta 10 herë më të mirë. Po s'i mund të jesh 10 mijë ose 1 milion herë më i pasur? Jo, këtë se kuptoj. I bie që të jesh 1 milion herë më inteligjent, të kesh 1 milion-fishin e energjive, të punosh 1 milion-fishin e kohës së të tjerëve. S'ka as mundësi ..teknike! Kemi bërë të njëjtën jetë, të njëjtën shkollë, kaluar të njëjtat teste dhe trupi e mendja njerëzore kanë ..limitet që dihen. Koha po ashtu ka të njëjtën rrjedhje ..për të gjithë. Hajt, po i lemë për një çast "burimet" që nuk e justifikojnë kurrsesi "fluturimin miliarder", po ..ç'nevojë ka xhanëm për një motivim ..miliona herësh? Ok, pasurimi individual është ..motivimi, është ..zemereku i Sistemit. Po a nuk ka forca të tjera, më njerëzore, më natyrore, që ta shtyjnë njeriun normalisht drejt performancës e produktit?! Ja kete pyetje s'e zgjidha që s'e zgjidha dot..Bobo, prite kur t'më vërsulen tani lexuesit e 'Macroeconomics"-eve më të fundit..”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026647806167603
array(1) { ["section"]=> string(110) "zv-ministri-i-lsi-i-lashe-6-dekada-moshe-dhe-ende-s-e-kuptoj-shprehjen-te-pasurohesh-me-pune-te-ndershme-47518" }