Zv.ministri i LSI ironizon drejtorin e “supervetkënaqur" të Stadiumit: Mua sidoqoftë më rri mendja tek një gjë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:21 24-04-2016 Zv.ministri i LSI ironizon drejtorin e “supervetkënaqur Ne foto: Projekti i stadiumit dhe drejtori

Zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja, ironizon nga rrjeti social drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa” Eduard Prodani lidhur me projektin e shumpërfolur të “Arenës Kombëtare” që ka ngjallur mjaft debat ditët e fundit.

“Po dëgjoj drejtorin e Stadiumit. Që ligjëron i ..supervetkënaqur me "zgjidhjen": investitori merr dyqane e hapësira biznesi-thotë ai. Qytetarët marrin ..fushën e gjelbër! Dhe i gëzohen ..barit jeshil!! Pra qenka real debati që dëgjojmë. Ku dikush thotë se është ..stadium..që ka përqark edhe ..një qendër biznesi! Ndërsa tjetri këmbëngul se kjo është thjesht ..qendër biznesi, por që ka në mes edhe ..një stadium!! Mua sidoqoftë më rri mendja tek një gjë: a do të prishen prapë këto investimet e sapokryera në rrjetin rreth stadiumit ekzistues?!! Dhe ..në se prishen ..përse u bënë?!”, pyet retorikisht Belortaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041377067565918
array(1) { ["section"]=> string(113) "zv-ministri-i-lsi-ironizon-drejtorin-e-supervetkenaqur-te-stadiumit-mua-sidoqofte-me-rri-mendja-tek-nje-gje-38539" }