Zv/ministri i LSI-së, Belortaja: Fajin për “informalitetin” e ka administrata tatimore dhe oligarkët

Publikuar tek: ekonomi, më 16:27 24-08-2015 Zv/ministri i LSI-së, Belortaja: Fajin për “informalitetin” e ka administrata tatimore dhe oligarkët

Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja ka reaguar për aksionin që pritet të nisë qeveria në muajn gusht kundër informalitetit në tatime. Sipas Belortajës, duhet reformuar administrate e tatimeve, në mënyrë që të shmangen abuzimet që kryhen nga punonjësit e saj. Ai thekson se konflikti i interesave e hedh në erë aksionin e qeverisë.

“Ta kisha në dorë edhe unë nga formalizimi do ta kisha nisur. Qysh ditën e parë. Por, pakëz ndryshe si rradhë pune. Në fillim fare-fare do kisha "formalizuar" administratën tatimore! Që punonjësit e saj të mos luajnë të dy rolet: edhe të policit edhe të evazorit! Dmth të zyrtarit që javës kontrollon ndërsa fundjavës "ndihmon" bizneset "të kopsisin letrat"! Këta nëpunësa janë shumë më keq se firma që tenton evazionin. Këta e bëjnë evazionin, madje trefish. Njëherë duke "toleruar" kontrollin, pastaj duke "ndihmuar" evazorin të paraqitet si i rregullt dhe në fund duke mos deklaruar asgjë nga lekët që marrin për "shërbimin e ekspertit". Konflikti i interesave hedh në erë edhe aksionin më qëllimmirë! “, shkruan zv/ministri.

Më tej, Belortaja shkruan se defiçiti prej 160 milionë dollarë nuk ka ardhur nga bizneset e pafiskalizuara apo nga bizneset që nuk lëshojnë kupon. Sipas tij, problemi qëndron te oligarkët, të cilët janë njëkohësisht ndërtues, pronar mediash, tenderist, miq të gjyqësorit, miq të politikës, të ambasadave etj.

“Pastaj, (gjithnjë për rradhën e duhur të gjërave), do kisha pyetur: pa dale njëherë, nga na erdhi ai deficiti 160 mln dollarë? Nga bizneset e pafiskalizuar (ato te voglat të parregjistruara fare), nga bizneset e rregjistruara që s'lëshojnë kupon ose keqdeklarojnë? Nga flukset evazive (që i lëshon kontrollori sepse merr bakshish)? Apo nga "OLIGARKËT"? - pra ai tipi i kompanisë komplekse: "Ndërtues-Pronar mediash -Tenderist-Koncesionarist-Mik i gjyqësorit-Mik i politikës-Mik i ambasadave-Përfaqsues i biznesit -Sponsor gjeneral"? (Ky tipi fundit ka zëvendësuar Kombinatet e dikurshme! -madje jo çdo Kombinat por ato që drejtorin e kishin anëtar të KQ!!). Ndërsa për të parat faji mund t'i faturohet edhe biznesit, për këto të dytat përgjegjësia është krejt dhe puro e jona!”, shprehet Belortaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022751092910767
array(1) { ["section"]=> string(102) "zv-ministri-i-lsi-se-belortaja-fajin-per-informalitetin-e-ka-administrata-tatimore-dhe-oligarket-19053" }