Zv/ministri i Mbrojtjes ndihet i lodhur nga “Doshi”, shfryn kundër gazetarëve

Publikuar tek: politike, më 23:08 05-03-2015 Zv/ministri i Mbrojtjes ndihet i lodhur nga “Doshi”, shfryn kundër gazetarëve

Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Lila ndihet i lodhur nga çështja “Doshi” dhe hapësirës së madhe që i kanë dhënë medias asaj.

Aq i lodhur ndihet Hila sa nuk ngurron të bëjë ironi apo të sulmojë emsionet dhe gazetarët shqiptar që merren më këtë çështje, të cilën e konsideron një telenovelë të shpëlarë.

“Një krimi i duhet gjithmonë një shtysë (shkak). Nga sa aludohet deri më tani, Ilir Meta ka dashur të vrasë Tom Doshin: 1-për të krijuar destabilitet (që të përmbyset kjo qeveri? Po pse?). Ose 2-sepse ka inat Dritan Priftin (a nuk do ishte më ekonomike dhe e kënaqeshme për Metën të vriste këtë Harvardistin që rrit pula?). Emisionet kryesore merren me një farë Duri e një farë Rezi, e leshi e preshi. Na banalizuan edhe ne. Një telenovelë e shpëlarë. Pikë e zezë për deputetët e pikë e zezë për gazetarinë, e cila ka për detyrë edhe të filtrojë budallallëkun. Bir Selman i nënës, ç'të të qaj më parë”, shkruan drejtuesi i ushtrisë shqiptare, anëtare e NATO-s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e Doshit, Klosi: U përdor politikisht. Manjani: Është një lojë për interesa politike e ekonomike
Rama për prishjen e ndërtimeve: Kush ka titull pronësie, do shpronësohet »
Article Logic
Execution time: 0.025758028030396
array(1) { ["section"]=> string(79) "zv-ministri-i-mbrojtjes-ndihet-i-lodhur-nga-doshi-shfryn-kunder-gazetareve-5090" }