Zv.ministri i vetmi që kujtohet për tre jetë njerëzish: Le të lutemi të gjithë që zoti të ketë bërë mrekullinë e të jenë gjallë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:59 07-02-2017 Zv.ministri i vetmi që kujtohet për tre jetë njerëzish: Le të lutemi të gjithë që zoti të ketë bërë mrekullinë e të jenë gjallë

Kanë kaluar 4 ditë nga shpërthimi i fuqishëm në minierën e Bulqizës dhe ende nuk ka asnjë shenjë mbijetese për tre specialistët kinezë që ishin në vendin e shpërthimit ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.

Selim Belortaja, zv.ministër i Jashtëm, është i vetmi që kujtohet nga zyrtarët të cilët nuk kanë reaguar qoftë edhe përmes një statusi në Facebook për këtë situatë.

Belortaja i fton të gjithë të luten që tre shtetasit kinezë të jenë gjallë ndonëse mundësitë janë të pakta.

“Koha të lutemi për ta. Pas pak mbushen 72 orë që tre shtetas kinezë, po para së gjithash tre njerëz, tre punëtorë, tre sfidantë të rrezikut, tre familjarë dhe tre (nuk e teproj aspak) miq të shqiptarëve, mbeten të bllokuar 8000 km larg familjeve të tyre dhe qindra metra nën truallin e Bulqizës. Prej atij çasti nuk rreshtën përpjekjet, me shpresën që edhe ata, ashtu si 3 të plagosurit e shpëtuar, t'i bashkoheshin familjeve te tyre. Me kohë gjasat janë minimizuar. Vetëm sonte pritet të mundesohet hyrja ne nivelin 21. Le të lutemi të gjithë, që Zoti te kete bere mrekullinë..”, shkruan zëvendësministri.

3 minatorët janë rreth 2100 metra në thellësi në nivelin 21. Si pasojë e këtij shpërthimi u plagosën edhe 10 punëtorë të tjerë të cilët sipas Ambasadës Kineze në Tiranë janë në gjendje kritike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028955936431885
array(1) { ["section"]=> string(132) "zv-ministri-i-vetmi-qe-kujtohet-per-tre-jete-njerezish-le-te-lutemi-te-gjithe-qe-zoti-te-kete-bere-mrekulline-e-te-jene-gjalle-68000" }