Zv/Presidenti i Federatës serbe: Lojtarët serbë do i sulmojnë në Shqipëri, mund të mos kemi mbrojtje

Publikuar tek: sport, më 19:19 02-10-2015 Zv/Presidenti i Federatës serbe: Lojtarët serbë do i sulmojnë në Shqipëri, mund të mos kemi mbrojtje

Zv. Presidentit të Federatës Serbe, Goran Milanoviç nuk i mjaftojnë 350 forca policise, të paktën siç raportohet në mediat serbe, për të siguruar mbrëvajtjen e udhëtimit të autobusit me lojtarët serbë nga Tirana deri në Elbasan.

Milanoviç ka thënë për mediat e vendit të tij se rreziku që ekipi serb të sulmohet në Shqipëri është tepër i madh. Madje, zyrtari i federatës serbe ka shkuar edhe më tej duke hedhur dyshime se autoritetet shqiptare nuk do i mbrojnë ata në rast të një sulmi.

“Jam i shqetësuar për sigurinë e ekipit tonë. Tensioni për ndeshjen në Elbasan është i madh. Ata kanë mundësi të shprehin urrejtjen ndaj serbëve. Mos harroni provokimin që na u bë në Beograd. Është logjike që mund të presim edhe më keq. Nuk jam i sigurt nëse vendi i tyre do t’i parandalojë. Pjesa më delikate është rruga drejt stadiumit”, ka thënë Milanoviç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Skenderbeu: Rusët nuk mund t’ia hedhin me një ndjesë publike, UEFA me dy standarde
Thaçi mund të pengojë ardhjen e Vuçiçit në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.014342069625854
array(1) { ["section"]=> string(104) "zv-presidenti-i-federates-serbe-lojtaret-serbe-do-i-sulmojne-ne-shqiperi-mund-te-mos-kemi-mbrojtje-22204" }