Zv.presidenti i Federatës Serbe: Serbia mund të pezullohet 3-5 vjet nga UEFA

Publikuar tek: sport, më 10:03 14-04-2015 Zv.presidenti i Federatës Serbe: Serbia mund të pezullohet 3-5 vjet nga UEFA Ivan Curkovic, zv presidenti i Shoqatës së Futbollit të Serbisë

Ivan Curkovic, zv presidenti i Shoqatës së Futbollit të Serbisë ka paralajmëruar se Serbia dhe Kroacia rrezikojnë pezullim afatgjatë nga të gjitha garat evropiane për shkak të sjelljes së tifozëve. 

Deklararat i ka bërë për gazetën Morning në Kroaci, ku ka komentuar dënimin e UEFA për Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.

“Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi ka një dosje të madhe. Nga rajoni vetëm Sllovenia nuk ka dosje dhe Maqedonia që në aspektin e futbollit është e parëndësishme. UEFA kërkon të disiplinojë ballkanin. Ata do të merren me racizmin si armiku kryesor i futbollit. Sepse futbolli është një fabrikë parash. Në futboll rrotullohen miliarda dhe udhëheqësit e futbollit të Evropës nuk mund të lejojnë fishekzjarre dhe sjellje të egra. Unë kam informacion të mirë dhe ju siguroj se Kroacia dhe Serbia mund të pezullohen nga garat e UEFA dhe FIFA nga 3 deri në 5 vjet. Italianët refuzuan fashizmin, pse racizmi është rrënjosur thellësisht në mes të sllavëve? Pavarësisht patriotizmit të rremë e përhapur nga grupe tifozësh, kjo nuk është dashuri për atdheun, vetëm shteti ka fuqi për ti dhënë fund” tha Curkoviç.

Ai komenton edhe ndeshjen e Kroacisë me Italinë që do të luhet me stadium bosh. “Edhe Serbia është në të njëjtën pozitë. Në ndeshjen tjetër në Beograd kundër Armenisë luajme me stadium bosh. Ne duhet të punojmë shumë për ti shpëtuar pezullimit, sepse nuk ka forcë që të ndalojë audiencën e futbollit” thotë ai. Zv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit njihet si mik i Mishel Platinisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbi Ivan Gbozdenoviç: Ju nuk i njihni shqiptarët, unë nuk i braktis, do qëndroj me Kukësin
Çerekfinalet/ Atletico dhe Reali ndahen në “paqe”, Juventusi fiton ndaj Monacos »
Article Logic
Execution time: 0.0043630599975586
array(1) { ["section"]=> string(80) "zv-presidenti-i-federates-serbe-serbia-mund-te-pezullohet-3-5-vjet-nga-uefa-8655" }