Zvicër/ Gruaja u hodh nga kati i dytë, shqiptari e pret në krahët e tij

Publikuar tek: bota, më 19:12 14-04-2015 Zvicër/ Gruaja u hodh nga kati i dytë, shqiptari e pret në krahët e tij

Një shqiptar është kthyer në hero në Zvicër, pasi ka shpëtuar një grua nga vetëvrasja, e cila u hodh nga kati i dytë një pallati por që është pritur nga 36 vjeçari.

Ramadan Ziberi tregon se gruaja është hedhur nga tetë metra lartësi dhe ai në mënyrë instiktive ka hapur krahët duke e shpëtuar atë.

“Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga vinte zëri dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë shkova menjëherë të dritares”, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në qendër të Bazelit.

Ndonëse Ziberi është munduar të bind gruan të mos e kryej atë veprim, ajo nuk e ka dëgjuar duke u hedhur nga dritarja. “Kur ajo tashmë kërceu, unë kam vepruar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët. Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, ka thënë 36 vjeçari shqiptar, raporton Albinfo.

Policia e Bazelit ka sqaruar më vonë se gruaja donte të kryente vetëvrasje, por fatmirësisht është shpëtuar nga shqiptari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020566940307617
array(1) { ["section"]=> string(74) "zvicer-gruaja-u-hodh-nga-kati-i-dyte-shqiptari-e-pret-ne-krahet-e-tij-8718" }