Zvicerianët në protestë, kundërshtojnë dëbimin e shqiptarit, u ka hyrë në zemër me pulat e pjekura

Publikuar tek: bota, më 18:54 29-03-2016 Zvicerianët në protestë, kundërshtojnë dëbimin e shqiptarit, u ka hyrë në zemër me pulat e pjekura

Nesër, më 30 mars, në orën 13:00, në Sarnen të Zvicrës, do të mbahet një protestë kundër dëbimit të kosovarit Jeton Dermakut, i njohur me për shitjen e pulave të pjekura.

Më 31 mars, Jetoni duhet ta braktisë Zvicrën.

Autoritetet e Kantonit Obwalden e kanë anuluar lejen e tij të qëndrimit, ndërsa një ankesë pranë Gjykatës federale zvicerane ka mbetur pa sukses.

I njohur me nofkën „Güggeli-Toni“, Jeton Dermaku  tha për albinfo.ch se po vazhdon betejën ligjore për të kundërshtuar dëbimin e tij nga Zvicra.

“Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda.“, tha Dermaku, duke treguar për rastet e ngjashme që janë pranuar në kantonet tjera zvicerane.

Rasti i pulë-pjekësit shqiptar është paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje në kantonin Obwalden.

Madje nesër është parlajmëruar edhe një protesë kundër debimit nga Zvicra.

Protesta do të mbahet ngë orën 13:00, në rrugën St.Antoniststr.4, 6061 Sarnen.

Si erdhi deri te kërcënimi për dëbim të Jeton Dermakut?

Në Nidwaldenit ai kishte parashtruar një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët (9/8/4). Dhe, këtu gjithçka përfundoi. Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për t’u dëbuar nga Zvicra. Ai akuzohet në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte ardhur në Zvicër si azilkërkues. Për ta devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare. Paralelisht me te, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2012 pa dijeni, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse gjashtë vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035198211669922
array(1) { ["section"]=> string(102) "zvicerianet-ne-proteste-kundershtojne-debimin-e-shqiptarit-u-ka-hyre-ne-zemer-me-pulat-e-pjekura-36331" }