Zvicra grant prej 6.6 milionë eurosh për zhvillimin e insfrastrukturës së gazit në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 16:31 18-03-2015 Zvicra grant prej 6.6 milionë eurosh për zhvillimin e insfrastrukturës së gazit në Shqipëri

Qeveria zviceriane përmes sekretariatit të shtetit për çështjet ekonomike SECO, i ka ofruar Shqipërisë një grant prej 6.6 milionë euro për zgjerimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së gazit.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Tiranë nga Ambasadorja e SECO-s, Beatrice Maser, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani.

Ministri Gjiknuri e ka konsideruar grantin e dhënë nga qeveria zviceriane si mjaft të rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme për shpërndarjen e gazit në vend.

“Asistenca e qeverisë zviceriane nëpërmjet kësaj marrëveshje bën të mundur që përdorimi i gazit të jetë një realitet në Shqipëri”, tha Gjiknuri.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në fjalën e tij vuri në dukje se financimi prej 6.6 milionë eurosh përmes grandit të qeverisë zviceriane do të ndihmojë Shqipërinë në zgjerimin e përdorimit të gazit në vend.

Ai shprehu gadishmërinë për të rritur bashkëpunimin me qeverinë zviceriane në fushën e energjisë, konkretisht për efiçencën energjitike.

Ndërkohë ambasadorja zviceriane, Beatrice Maser theksoi se qeveria e Zvicres do të mbështese qeverinë shqiptare edhe në fusha të tjera.

Por theksoi ajo, duhet bërë më shumë në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor, që sipas saj është edhe një ndër 5 rekomandimet e progres raportit për Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024097204208374
array(1) { ["section"]=> string(96) "zvicra-grant-prej-6-6-milione-eurosh-per-zhvillimin-e-insfrastruktures-se-gazit-ne-shqiperi-6273" }