Zvicra 'hap thesin', ja sa milionë euro ka dhënë për Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:34 23-03-2018 Zvicra 'hap thesin', ja sa milionë euro ka dhënë për Shqipërinë

Qeveria zvicerane do të japë një grant prej 8.2 milionë euro për të mbështetur programet për decentralizimin, zhvillimin lokal dhe punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Lajmin e bëri me dije ambasada Zvicerane në Tiranë.

Zvicra do të ofrojë financim dhe mbështetje teknike në fushat e qeverisjes dhe ekonomisë, tha ambasada në një deklaratë, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve midis kreut të bashkëpunimit me Evropën Lindore në ministrinë e jashtme zvicerane, Ruth Huber dhe zëvendëskryeministres shqiptare Senida Mesi.

Dy javë më parë u zbulua strategjia për 2018-2021 e asistencës së qeverisë zvicerane në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Strategjia përfshin disa projekte që direkt ose indirekt kontribuojnë në përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Sipas strategjisë, asistenca zvicerane do të fokusohet në fusha të tilla si institucionet legjislative - këshillat e parlamentit dhe komunave, efiçienca e energjisë, punësimi, qeverisja demokratike dhe kujdesi shëndetësor. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031223058700562
array(1) { ["section"]=> string(67) "zvicra-hap-thesin-ja-sa-milione-euro-ka-dhene-per-shqiperine-114288" }