Zvicra publikon listën, Shaqiri mbetet jashtë, mediat: Shkon te Kosova?

Publikuar tek: sport, më 16:28 26-08-2016 Zvicra publikon listën, Shaqiri mbetet jashtë, mediat: Shkon te Kosova?

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen kundër Portugalisë, për fazën e grupeve të Botërorit “Rusi 2018”.

Menjëherë bie në sy mungesa e shqiptarit Xherdan Shaqirit në listë, çka ka sjellë shumë hamëndësime, madje shumë e lidhin mungesën e tij me një kalim të mundshëm te Përfaqësuesja e Kosovës.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe, të paktën nëse i referohemi zyrtarëve të Federatës Zviceriane. Shaqiri nuk është grumbulluar për shkak të disa shqetësimve që ai ka në këmbë, që e detyroi atë të rrinte jashtë edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij, Stoke City zhvilloi në kampionat.

Publikimi i listës tregon edhe diçka tjetër me rëndësi. Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Dzemaili dhe Sinan Tarashaj i ka mbyllur përfundimisht derën përfaqësueses kosovare, pasi ata do të nisin eleminatoret e botërorit me skuadrën helvete. 

bsdksdksdks.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter bën dy supër-goditje në merkato, Gabigol dhe Joao Mario vishen zikaltër
Futbolli burim miliardash në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.020828008651733
array(1) { ["section"]=> string(73) "zvicra-publikon-listen-shaqiri-mbetet-jashte-mediat-shkon-te-kosova-50958" }