Zyka-Ramës: Pse s’ u ankove për anglishten time kur pyeta Maja Koçijançiç?

Publikuar tek: politike, më 09:33 20-02-2015 Zyka-Ramës: Pse s’ u ankove për anglishten time kur pyeta Maja Koçijançiç? Gazetarja Erisa Zyka

Erisa Zyka ka përdorur profilin e saj në ‘’Facebook’’ për të protestuar për sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj saj. Zyka tregon se u ndje keq nga sjellja e Ramës, kur vetë ajo respektohet nga institucionet evropiane dhe gazetarët atje.

“Unë u tentova ta zbusja deklaratën e Tusk në pyetjen time duke thënë " Shqipëria duhet të jetë po aq e suksesshme në politikën e brendshme sa ç'është në skenën e jashtme". Por edhe kjo nuk e ka shmangur arrogancën e tij. Në fakt, nuk ka nevojë të jesh shumë i zgjuar dhe as të kesh marrë leksione shtesë anglisht për të ditur, se Shqipëria është vendi që ka një vijueshmëri problematike të politikës së brendshme në kontrast me rolin e saj në rajon.

 Kur i shtrova pyetjen e dytë, ktheu kokën nga ana tjetër. Të gjithë kolegët europianë që asistuan dhe u vunë në dijeni të qëndrimit të tij u befasuan nga ngjarja.

Nuk e imagjinoni dot "sa mirë "ndihet një gazetar që trajtohet kështu nga kryeministri i vendit të tij, ndërkohê që respektohet nga përfaqësuesit e institucioneve europiane dhe organizmave me rëndësi si Shoqata Ndërkombëtare e Medias, ku bën pjesë apo Klubi i shtypit europian, ku është zv/president. Një pyetje kam unë : "Pse nuk u ankua kryeministri pêr anglishten time kur i drejtova pyetjet Maja Koçijançiç për ndeshjen Serbi-Shqipëri ?”, shkruan gazetarja Zyka.

Edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagoi pas sjelljes ofenduese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares së Tv Klan në Bruksel, Erisa Zykajt.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon me indinjatë ndaj sjelljes fyese dhe komunikimit inkorrekt të kryeministrit Edi Rama me kolegën tonë, gazetaren e Tv Klan në Bruksel,Erisa Zykaj. Refuzimi ndaj pyetjeve të gazetares dhe reagimi i zotit Kryeministër shprehin një ofendim në prani të kamerës ndaj kolegës dhe detyrës së saj si gazetare. Unioni i Gazetarëeve Shqiptarë kërkon reagim të kryeministrit dhe ndjesë publike ndaj koleges sonë. Sjellje të tilla ekspozojnë një marrëdhënie problematike mes kryeministrit të vendit dhe reporterëve të medias kritike në vend”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj kafe me Pandeli Majkon në Bllok, flasin për fushatën
Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Leskaj: Për Vlorën Dritan Leli, në Sarandë Floriana Koka »
Article Logic
Execution time: 0.026343107223511
array(1) { ["section"]=> string(76) "zyka-rames-pse-s-u-ankove-per-anglishten-time-kur-pyeta-maja-kocijancic-3901" }