ZYRTARE/ Armando Sadiku firmos me klubin e ri, urim në shqip për "BOMBERIN" shqiptar

Publikuar tek: sport, më 11:53 31-01-2018 ZYRTARE/ Armando Sadiku firmos me klubin e ri, urim në shqip për

Armando Sadiku është lojtari më i ri i skuadrës së Levantes në La Liga.

Lajmi është zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit, ku "bomberit" shqiptar i është bërë mirëseardhja në gjuhën shqipe. "Sadiku, mirësevini", shkuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Levantes. Sadiku u largua vetëm pas 6 muajsh qëndrim te Legia e Varshavës.

Klubi i ri ka prezantuar Sadikun për të gjithë tifozët nëpërmjet një video-je ku shihen momente më të suksesshme të sulmuesit shqiptar. "Ky është Sadiku dhe kjo është ajo që di të bëjë më mirë", shkruhet më tej në njoftimin zyrtar të klubit të Levantes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus vazhdon marshimin, fiton edhe me Atalantën
DISIPLINA nuk fal STAROVËN, dënohen rëndë trajneri i PARTIZANIT dhe lojtari i SKËNDERBEUT »
Article Logic
Execution time: 0.022323131561279
array(1) { ["section"]=> string(87) "zyrtare-armando-sadiku-firmos-me-klubin-e-ri-urim-ne-shqip-per-bomberin-shqiptar-108594" }