Zyrtare, Basha: Protestat nisin më 27 janar

Publikuar tek: barometri, më 08:22 10-01-2018 Zyrtare, Basha: Protestat nisin më 27 janar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, në një deklaratë për mediat ftoi të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së 27 Janarit. 

Basha akuzoi qeverinë e Ramës si të paligjshme dhe deklaroi se do ta rrëzojë atë qeveri me anë të një qeverie antikrim që do të krijojë.

“Ky pushtet është krijuar mbi paligjshmërinë, paligjshmëria është dhe themeli i votës së blerë që ka çuar në krijimin e një parlamenti të paligjshëm dhe një qeverie të paligjshme. Pasojat e paligjshmërisë i ndjek çdo qytetar të cilit i merren burimet e këtij vendi, paratë  dhe i shpërndahen vetëm në një grup të caktuar. Objektivi i opozitës është dhënia fund e qeverisë, me krijimin e një qeverie antimafie. Do t'ju japim qeverinë që meritoni”- është shprehur Lulzim Basha.

Protesta e opozitës do të jetë në 27 Janar, ditën e shtunë në orën 12:0

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028636932373047
array(1) { ["section"]=> string(48) "zyrtare-basha-protestat-nisin-me-27-janar-106037" }