Zyrtare, Bashkim Fino shpall kandidimin përballë Dukës për FSHF-në, tregon dhe një problem që shikon në garë

Publikuar tek: sport, më 20:59 11-01-2018 Zyrtare, Bashkim Fino shpall kandidimin përballë Dukës për FSHF-në, tregon dhe një problem që shikon në garë

Deputeti i PS, Bashkim Fino që prej disa javësh ishte folur për një kandidim të tij në krye të FSHF.


Vetë Fino teksa flet për këtë çështje në emisionin "Rubrika Sportive" pranon se do të konkurojë për këtë post kaq të rëndësishëm.

"Ka kohë që dashamirë të sportit apo dashamirës të tjerë më kanë kërkuar kandidimin tim. Kanë parë aktivitetin tim jo vetëm politik por edhe sportivë. Kam marrë pjesë në ndeshje, rubrika, mbledhje për sportin. E kuptoj futbollin, nuk mund të bëj rolin e trajnerit por futbollin e kuptoj. Duhet të ketë një ndryshim në futbollin tonë. Nuk ka një garë, pasi jam në garë me mikun tim Duka. Do doja të kishte edhe kandidatë të tjerë. Unë kam një platformë të qartë për zhvillimin e futbollit në vendin tonë".

Bashkim Fino ka folur edhe për një disavantazh që ai ka në këtë garë.

"Unë jam në disavantazh mund të them me Dukën pasi ai e ka gati për fushën për të të bërë fushatën e tij. Unë ose kandidatë të tjerë do jemi prapa tij pasi ai ka një eksperiencë më të madhe në këtë drejtim se ne. Deri në javën tjetër ka kohë që të zyrtarizohet çdo gjë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidimi i Bashkim Finos për kreun e FSHF, flet Armando Duka: E shikoj pozitive...
Fino nis fushatën për FSHF-në me premtime të mëdha: Do kthejmë njerëzit në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.022280931472778
array(1) { ["section"]=> string(113) "zyrtare-bashkim-fino-shpall-kandidimin-perballe-dukes-per-fshf-ne-tregon-dhe-nje-problem-qe-shikon-ne-gare-106246" }