Zyrtare, Ben Blushi: Do kandidoj për kreun e PS, mund të jem kryetar më i mire se Rama

Publikuar tek: politike, më 21:41 28-01-2016 Zyrtare, Ben Blushi: Do kandidoj për kreun e PS, mund të jem kryetar më i mire se Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka pranuar publikisht se do të kandidojë për kreun e Partisë Socialiste përballë kryetarit aktual Edi Ramës, duke theksuar se është më i aftë se kundërshtari i tij.

“Sigurisht që unë do të kandidojë nëse ka zgjedhje në kongres. Këtë punë mund ta bëj më mirë se Rama”, tha ai.

I pyetur nëse ka ambicie për të qenë kryeministër brenda këtij mandati, Blushi tha se këto do e vendosë Partia Socialiste.

Më tej, deputeti socialist ka deklaruar se datën për kongresin e ka mësuar nga televizori, pasi grupi parlamentar nuk është pyetur për diçka të tillë. “E mora vesh nga televizori se do të kemi zgjedhje në 19 mars sepse asnjë nga ne nuk ka vendosur për këtë. Që nga viti 2013 mandati i Ramës është i skaduar”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top-Channel, Blushi ka theksuar se është e nevojshme që në PS të ketë zgjedhje, pasi mandati i Edi Ramës është i skaduar.Ai tha se pretendimi se ishte Rama ai që fitoi zgjedhjet është i gabuar, pasi ato u fituan nga PS-ja dhe jo nga individi.

“Kam dëgjuar edhe pretendimet se nuk ka nevojë të ketë garë sepse Rama ka fituar zgjedhjet e përgjithshme. Jo, zgjedhjet nuk i fitoi Rama, ato i fitoi PS-ja, e cila ka të drejtë të vendosë se kush do ta drejtojë në të ardhmen”, tha Blushi.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu kryeministrin Rama se në këtë garë nuk është i vetëm, duke nënkuptuar mbështetjen e personaliteteve të tjera brenda Partisë Socialiste.

“Kam dëgjuar shumë persona që thonë përse vetëm. Unë nuk jam vetëm në këtë garë dhe këtë do ta tregojë votimi. Por, në rast se rezulton në votim që unë jam vetëm, atëherë ky është një lajm i keq, sepse persona që mendojnë si mua brenda partisë kanë frik të shprehen”, ka thënë kandidati për PS-në.

Blushi ka folur edhe për tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011, ku 4 persona mbeten të vrarë në bulverad gjatë demostratës së PS-së kundër qeverisë së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi bëri përgjegjës për humbjen e katër jetëve, jo vetëm Berishën që sipas tij i vrau, por edhe Ramën që i braktisi protestuesit. Ai tha se në rast se Rama dhe deputetët e tjerë do të ishin në mes të turmës, Garda nuk do guxonte të qëllonte mbi njerëzit.

“Edi Rama nuk ishte në krye të protestës. Shkoi dhe u fut në zyrë, ndërsa ata i la në rrugë. Nëse nuk do i braktiste, ata 4 njerëz nuk do ishin vrarë. Garda nuk do të kishte guxim të qëllonte nëse Rama dhe ne do të ishim në mes të turmës”, u shpreh deputeti. 

Sa i përket koalicionit me LSI-në Blushi ka refuzuar të japë tani për tani një qëndrim të plotë, por ka thënë se si kryetari i PS-së do të mundohet ta bëjë koalicionin më të qendrueshëm dhe qeverinë më të aftë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj flet për mundësinë e kandidimit për kreun e PS: Askush të mos e ketë fobi
Kuvendi miraton komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore »
Article Logic
Execution time: 0.012723922729492
array(1) { ["section"]=> string(89) "zyrtare-ben-blushi-do-kandidoj-per-kreun-e-ps-mund-te-jem-kryetar-me-i-mire-se-rama-31201" }