Zyrtare/ Bernard Berisha largohet nga Skënderbeu, firmos kontratën me klubin rus

Publikuar tek: sport, më 19:02 13-01-2016 Zyrtare/ Bernard Berisha largohet nga Skënderbeu, firmos kontratën me klubin rus

Bernard Berisha është largimi i radhës në skuadrën e Skënderbeut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi korçar, që njofton për largimin e kosovarit.

Destinacioni i Berishës është pikërisht Rusia, aty ku lojtari ka firmosur një kontratë me klubin e Anzhit. 3.5 vjet është kontrata që lojtari shqiptar ka firmosur sot me rusët. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Anzhi dhe besohet se kjo lëvizje është kryer për shumën e 600 mijë eurove.

Një tjetër detaj interesant në këtë lëvizje është fakti se Rusia nuk e njeh pavarësinë dhe dokumentat e Kosovës, vendi i origjinës së Berishës. Mendohet se lojtari ka përdorur dokumentat shqiptare për të kryer këtë transferim.

Anzhi vitin e kaluar arriti të renditej në vendin e dytë në kampionatin rus, por këtë vit performanca ka qenë e dobët. Skuadra aktualisht pozicionohet në vendin e 14 nga 16 që janë gjithsej dhe merkato e Janarit është parë nga drejtuesit si një mundësi e mirë për të dalë kriza.

12507528_966139066757148_2428024306018237297_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat në Shqipëri: Zvicra po i bën "puç" Shqipërisë para Europianit
Kroacia, kundërshtari që mund të hapë dyert e “Loro Boriçit” »
Article Logic
Execution time: 0.010848045349121
array(1) { ["section"]=> string(84) "zyrtare-bernard-berisha-largohet-nga-skenderbeu-firmos-kontraten-me-klubin-rus-29913" }