Zyrtare/ Bie konsensusi, sot në Kuvend rrezikohet seriozisht miratimi i reformës në drejtësi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:05 21-07-2016 Zyrtare/ Bie konsensusi, sot në Kuvend rrezikohet seriozisht miratimi i reformës në drejtësi

Bie konsensusi për reformën në drejtësi. Ora 23:55 ishte afati i fundit që Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi t’i dorëzonte Kuvendit draftin përfundimtar të kësaj reforme, çka nuk arrit për shkak të dështimit të mbledhjes. Deputetët e Partisë Socialiste nuk u paraqiten në mbledhje me argumentin se në tryezë nuk kishin asnjë dosje për të shqyrtuar, ndërsa të pranishëm ishin deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj ka deklaruar në minutat e parë të 21 korrikut se fillimisht duhej të takoheshin negociatorët e tre partive politike, Engjëll Agaçi, Oerd Bylykbashi dhe Ylli Manjani, të cilët duhet t’i dorëzonin Komisionit për Reformën marrëveshjen e arritur sot për çështjen e vetingut, pas ndërhyrjes së Komisionerit Johannes Hahn.

Ky takim mes tre negociatorëve nuk ndodhi dhe sipas Xhafajt mbledhja e Komisionit nuk mund të zhvillohej pasi nuk kishte asgjë për të diskutuar.

Kjo do të thotë se sot në Kuvend, deputetëve do u paraqitet për votim drafti i reformës bazuar në propozimin e Ndihmës-sekretares amerikane Victoria Nuland, por që nuk përfshin marrëveshjen e arritur dje, më 20 korrik, mes PS, PD dhe LSI.

Partia Demokratike e kishte hedhur poshtë atë propozim, disa deputetë demokratë kanë deklaruar se reforma duhet votuar me çdo kusht, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar disa herë se mazhoranca do të votojë në bllok për reformën, duke përfshirë edhe LSI-në.

Nëse a do të arrijë kjo reformë të sigurojë 94 vota në seancën plenare, kjo do të shihet në orët në vijim të këtij 21 korriku, i cili ndonëse sapo ka hyrë, pritet të jetë shumë i gjatë. 

Por çfarë po i pengon palët në arritjen e një marrëveshjeje. PD dhe nënkryetari i këtij komisioni Oerd Bylykbashi kanë deklaruar se PS ka hequr dorë nga formula propozimit hibrid për institucionin e vetingut  që do të perdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Sipas PD-së, për këtë ishte rënë dakord në mbledhjen e së hënës me tre negociatorëve, Agaçit, Bylykbashit dhe Manjanit.

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid  per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet në reagimin e PD.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka konfirmuar fjalët e Bylykbashit se formula për tre institucionet e reja është diskutuar në mbledhjen e së hënës, por nuk është pasqyruar në procesverbal, pasi mbledhja u mbyll. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020585060119629
array(1) { ["section"]=> string(96) "zyrtare-bie-konsensusi-sot-ne-kuvend-rrezikohet-seriozisht-miratimi-i-reformes-ne-drejtesi-47260" }