Pas shumë aludimeve dhe lajmeve për një largim të Diego Kostës nga Chelsea drejt Atletiko Madrid, ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
Sulmuesi spanjoll u largua nga “Stanford Bridge” pas një ftohje që pati me trajnerin Antonio Konte, i cili në merakto i kishte kërkuar klubit që ta shiste lojtarin.
Kalimi i Kostës u bë zyrtar nga klubi madrilen i Atletikos nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas akordit Atletiko ka pranuar të paguajë 60 milionë euro plus bonuset për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll.