Zyrtare, falimenton Parma

Publikuar tek: sport, më 19:16 19-03-2015 Zyrtare, falimenton Parma

Një prej klubeve me histori në futbollin italian, Parma ka shpallur zyrtarisht falimentimin.

Pavarësisht përpjekjeve të bëra për ta shpëtuar këtë klub, gjykatësi Pietro Rogato vendosi të shpallë falimentimin e shoqërisë, duke i besuar mbikëqyrjen e klubit nga tani e deri në fund të sezonit, Angelo Aneddës dhe Alberto Guiottos, të cilët do të vlerësojnë kapitalin dhe të mirat e klubit, ndërsa skuadra do të përfitojë gjithsesi 5 milion eurot e akorduar nga Liga e Futbollit për të shlyer detyrimet financiare ndaj futbollistëve dhe paguar shpenzimet e skuadrës në këtë periudhë.

Në përfundim të sezonit do të nxirren në ankand të mirat materiale të klubit, ndërsa do të nevojitet dhe rreth 1 muaj e gjysmë për vlerësimin e kapitalit të shoqërisë.

Në rast se ndonjë blerës do të ofrohet gjatë kësaj periudhe për blerjen e klubit, përfshi dhe borxhin sportiv, që do të llogaritet nga mibkëqyrësit, atëherë Parma do të ketë mundësinë të nisë gjithcka nga kategoria ku gjendet në bazë të rezultateve, me shumë gjasa Serie B, duke qenë se shpëtimi duket i vështirë. Në rast të kundërt, nëse askush nuk afrohet për blerjen e klubit, atëherë skuadra do të nisë gjithçka nga kategoritë amatore, me një emër të ri, dhe me mundësinë, që dikush në të ardhmen të blejë dhe emrin dhe titullin sportiv sic ka ndodhur në të kaluarën me Fiorentinën.

Skuadra e Parmës, pjesë e së cilës është edhe lojtari i Kombëtares shqiptare Andi Lila, do të zhvillojë normalisht ndeshjet e mbetura në Serie A.

I krijuar në vitin 1913, klubi i Parmës numëron disa kupa të rëndësishme në Itali dhe Europë, si 3 Kupa të Italisë, 1 Superkupë Italiane, 2 Europa League dhe 1 Superkupë Europiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur Interi ekzistonte në Kosovë
Finalja e Kupës së Botës 2022 luhet më 18 dhjetor »
Article Logic
Execution time: 0.019484043121338
array(1) { ["section"]=> string(29) "zyrtare-falimenton-parma-6387" }