Zyrtare/ FIFA konfirmon rekordin historik të Shqipërisë, për herë të parë në vendin e 22-të

Publikuar tek: sport, më 09:10 06-08-2015 Zyrtare/ FIFA konfirmon rekordin historik të Shqipërisë, për herë të parë në vendin e 22-të

FIFA ka konfirmuar atë që të gjithë shqiptarët prisnin që prej ditës së djeshme. Për herë të parë në historinë e saj Kombëtarja shqiptare është renditur në pozicionin e 22-të në renditjen botërore të FIFA-s.

Plot 888 pikë ka siguruar Shqipëria në renditjen e këtij muaji, duke u ngjitur 14 pozicione më lartë se muaji i kaluar, ndërsa ka lënë pas vetes skuadra se Franca dhe Danimarka. Me 166 pikë plus, Shqipëria është skuadra që ka bërë ngjitjen më të madhe bazuar në pikët e grumbulluara. 

Sa i përket lëvizjeve të skuadrave të tjera, renditja e fundit e FIFA-s nuk ka qenë pa surpriza. Argjentina vijon të ruaj kryesimin e vetme në renditje, ndërsa Gjermani ka zbritur në vendin e tre duke u bërë skuadra që ka humbur më shumë pikë, plot 185 të tilla. Kili është futur në 10 skuadrat më të mira, ndërsa Hollanda ka dal jashtë, duke zbritur nga vendi i 7-të në të 12-in.

Është Xhamajka ajo ka pasur rritjen më të madhe, duke u ngjitur me 21 vende dhe tashmë renditet në vendin 55. Performancën më të keqe e ka pasur Serbia. Humbja 3-0 në tavolinë ndaj Shqipërisë e ka zbritur ekipin serb 23 vende më poshtë, duke u pozicionuar në vendin e 66.

Lexo edhe: Në Europian vetëm Portugalia më e mirë se Shqipëria

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ballist Morina ndjek nga afër Skënderbeun, futet në Elbasan Arena
Kosova pranohet si anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës »
Article Logic
Execution time: 0.01986289024353
array(1) { ["section"]=> string(95) "zyrtare-fifa-konfirmon-rekordin-historik-te-shqiperise-per-here-te-pare-ne-vendin-e-22-te-17850" }