Zyrtare/ Gjergj Bojaxhi kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 10:33 30-03-2015 Zyrtare/ Gjergj Bojaxhi kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi shpall zyrtarisht kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. Pasi ka mbledhur firmat e qytetarëve Bojaxhi ka shpallur kandidimin duke thënë se do të punojë për Tiranën që të kthehet në një qytet me siguri e qetësi.

“Jemi pa siguri dhe qetësi, pa rrugë të lira. Tiranën do ta bëjmë qytetin më dinjitoz për të gjithë. Të bashkohemi së bashku’’, deklaroi sot Bojaxhi.

 Bojaxhi, pas  qarkullimit gjatë ditëve të fundit si emri për kandidat të pavarur në Tiranë, nisi të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale.   Ditë më parë kur media u mbush me lajmet për kandidimin e tij, Gjergj Bojaxhiu i sfidoi të gjithë duke hedhur një album fotosh në "Facebook'' nën titullin “Pasionet e mia”. Në to tregohen fotot në majën e Everestit, duke ngjitur një shkëmb, në majën e Tujanit duke parë Tiranën dimërore, takimi me ambasadorin e SHBA Arvizu pas kthimit nga Everesti; pritja që iu bë grupit të alpinistëve shqiptarë në Rinas, pas kthimit nga sfida e radhës për 100 vjetorin e pavarësisë etj.

U shfaq një tjetër Gjergj Bojaxhi, me mjekër, shumë sportiv dhe atlet. “Pasionet e mia”,  në fakt është përdorur jo vetëm për qëllimin e tij të vetëm, por edhe për të treguar se ngjitja e majave të vështira eshtë pasion dhe sfidë për të. Në fakt ka dashur të thotë ndoshta se edhe kandidimi për Tiranën është i vështirë, por sipas eksperienca e tij, do ta çojë drejt majës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Negociatat për Zgjedhjet/ Para takimit me Idrizin, Rama takohet me Metën
Vëzhguesit: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, absurde përqindja e firmave për të Pavarurit »
Article Logic
Execution time: 0.023691892623901
array(1) { ["section"]=> string(69) "zyrtare-gjergj-bojaxhi-kandidat-i-pavarur-per-bashkine-e-tiranes-7328" }