ZYRTARE/ Ledion Liço i vë në gisht unazën e fejesës Sara Hoxhës. Shikoni se çfarë i ka zgjedhur

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:42 02-01-2016 ZYRTARE/ Ledion Liço i vë në gisht unazën e fejesës Sara Hoxhës. Shikoni se çfarë i ka zgjedhur

Ditë të lumtura për çiftin Liço-Hoxha këto të vitit të ri 2016. Mund të thuhet pa frikë se ata tashmë janë të fejuar zyrtarisht.

Lajmin e ka dhënë e para Sara, e cila ka bërë një postim shumë të thjeshtë: foton e dorës së majtë ku mban edhe unazën me gur të fejesës.

Një unazë fine, me një gur diamanti që i qëndron shumë bukur. Dhe të gjithë miqtë e saj e kanë uruar e janë gëzuar shumë për të. Urimi i ka ardhur edhe nga motra e saj, Lori.

‘’Një Vit i Ri krejt ndryshe. Po’’, ka shkruar Sara, duke vendosur edhe simbolin e unazës në tekst.

sarahoxhaunazei

Një ditë më parë Ledioni bëri një status shumë të ndjerë dashurie, duke shkruar për momentet që kishte mbetur pa frymë.

“Një vit është i gjatë nëse e mat me sa herë ke marrë frymë, po shumë i shkurtër nëse e mat me sa herë ke ngelur pa të. Uroj që në 2016 të keni më shumë momente të tilla. Fundja për to ja vlen të jetosh. Natën e Mirë dhe paçi FAT!”, shkruante prezantuesi i Top Channel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03753399848938
array(1) { ["section"]=> string(99) "zyrtare-ledion-lico-i-ve-ne-gisht-unazen-e-fejeses-sara-hoxhes-shikoni-se-cfare-i-ka-zgjedhur-29004" }