ZYRTARE/ PARTIZANI vijon spastrimet, largohet lojtari i rëndësishëm

Publikuar tek: sport, më 11:53 26-08-2018 ZYRTARE/ PARTIZANI vijon spastrimet, largohet lojtari i rëndësishëm Foto ilustruese

Te ekipi i Partizanit po vijojnë largimet e lojtarëve që mesa duket nuk janë më në planet teknike të trajnerit Skënder Gega.

Përpara pak çastesh klubi i kuq ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Besart Abdurrahimin, me lojtarin maqedonas që ka rënë dakort me drejtuesit për të prishur me mirëkuptim kontratën. 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit që në fillim të këtij viti i ardhur nga Shkëndija e Tetovës, duke regjistruar dhe disa ndeshje të mira me të kuqtë si dhe duke shënuar 2 gola.

Sulmuesi i lindur në Zagreb bëhet kështu largimi i rradhës brenda pak ditësh, pas atij të Edgar Çanit.

Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besart Abdurahimin. Sulmuesi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Abdurahimi ishte pjesë e skuadrës nga fillimi i këtij viti dhe me fanelën e kuqe rregjistroi 11 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Klubi i uron njëkohësisht Besart Abdurahimit suksese në karrierën e tij sportive.

partizani-12.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MILAN bën 'vetvrasje' në Napoli, Ançeloti i jep leksion të 'shkuarës' së tij
Shqiptarët nëpër lloto, ironizon gazetari i njohur: Kush tha që nuk lexojnë »
Article Logic
Execution time: 0.022804975509644
array(1) { ["section"]=> string(72) "zyrtare-partizani-vijon-spastrimet-largohet-lojtari-i-rendesishem-132216" }