Zyrtare/ Pezullohet ndeshja Kukësi-Legia Varshavës, shkak incidentet në stadium

Publikuar tek: sport, më 21:00 30-07-2015 Zyrtare/ Pezullohet ndeshja Kukësi-Legia Varshavës, shkak incidentet në stadium

Është pezulluar ndeshja midis Kukësit dhe Legia Varshavës, që po luhej në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Ndeshja e vlefshme për paraeleminatoret e Europa League, është ndërprerë për shkak të incidenteve që kanë ndodhur në fushën e lojës, por edhe në tribunat e tifozëve.

Fillimisht, ndeshja u ndërpre në minutën e 52 kur një lojtar i Legias u godit në kokë me çakmak nga tifozët e Kukësit, gjyqtari urdhëroi dy ekipet të futeshin në dhomat e zhveshjes. Kanë qenë përfaqësues të skuadrës polake ata që kanë kundërshtuar që të rikthehen në fushën e lojës, duke sjellë edhe pezullimn e ndeshjes. Në momentin e incidentit rezultati ishte 1-2 në favor të Legias. Ishin zyrtarët e UEFA-s ata që vendosën pezullimin e ndeshjes dhe shkak kryesor mendohet të ketë qenë hedhja e vazhdueshme sendeve në fushën e lojës.

Incidente janë raportuar edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive, ndërsa përplasje ka pasur edhe përpara fillimit të ndeshjes në bluevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka: I madh bëhesh duke mundur të mëdhenjtë. De Biasi: Short konkurrues dhe stimulues
Shënon Salihi, Skënderbeu kalon në avantazh (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.028223037719727
array(1) { ["section"]=> string(83) "zyrtare-pezullohet-ndeshja-kukesi-legia-varshaves-shkak-incidentet-ne-stadium-17354" }