ZYRTARE/ Shkarkohet SULEJMAN STAROVA, PARTIZANI zgjedh trajnerin e ri

Publikuar tek: sport, më 11:42 05-03-2018 ZYRTARE/ Shkarkohet SULEJMAN STAROVA, PARTIZANI zgjedh trajnerin e ri

Barazimi 1-1 i Partizanit kundër Teutës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partizanit. Sot, ka ardhur dhe shkarkimi i trajnerit të të kuqve, Sulejman Starovës.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq, i cili përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook lajmëron largimin e teknikut të njohur. Sakaq bëhet e ditur që vendin e 61-vjeçarit do ta zërë Klevis Dalipi, ndihmësi i "Bobit" përgjatë gjithë kësaj kohe.

Njoftimi i klubit të PARTIZANIT:

Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente. Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi. Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës. Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës. /newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë: Portieri i Teutës i bën gol me kokë Partizanit (Video)
Godet lojtaret e Flamurtarit, arrestohet tifozi (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.019312143325806
array(1) { ["section"]=> string(74) "zyrtare-shkarkohet-sulejman-starova-partizani-zgjedh-trajnerin-e-ri-112246" }