Zyrtare/ Tirana-Partizani luhet më 12 mars në kryeqytet

Publikuar tek: sport, më 18:32 27-02-2015 Zyrtare/ Tirana-Partizani luhet më 12 mars në kryeqytet

Fillimisht në Tiranë, pastaj në Peqin dhe si përfundim sërish në Tiranë. Kjo ka qenë odiseja e caktimit të ditës dhe vendit për derbin e kryeqytetit, i cili tashmë zyrtarisht do të luhet më 12 mars në Tiranë, ashtu siç edhe ishte planifikuar më parë.

Klubi i Tiranës kishte kërkuar në fillim shtyerjen e ndeshjes për në javën e dytë të marsit pasi tapeti i stadiumit “Qemal Stafa” nuk ishte ende gati, por kundërshtarët e Partizanit e refuzuan atë duke kërkuar  zhvillimin e ndeshjes në datën e paracaktuar nga FSHF. Ky ngërç detyroi palët që të zgjidhnin stadiumin e Peqinit për të organizuar derbin e kryeqytetit, më 28 shkurt. Por edhe ky vendim ka pasur kundërshti nga tifozët, kryesisht ata të Partizanit për shkak të numrit të vogël të vendeve që do kishin në dispozicion në stadium.

Besohet se për këtë aryse Partizani ka pranuar kërkesën e Tiranës për të shtyrë derbin dhe kryeqyteti do të ketë mundësi që të pres në shtëpinë e tij një prej ngjarjeve më të rëndësishme futbollistike në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02457594871521
array(1) { ["section"]=> string(59) "zyrtare-tirana-partizani-luhet-me-12-mars-ne-kryeqytet-4612" }