Zyrtare: Tyson Fury do ndeshet me boksierin shqiptar në 9 qershor

Publikuar tek: sport, më 15:13 20-05-2018 Zyrtare: Tyson Fury do ndeshet me boksierin shqiptar në 9 qershor

Boksieri i famshëm Tyson Fury do të ketë përballë në ring boksierin shqiptar Sefer Seferi.

Ka qenë vetë Fury ai që ka zbuluar kundërshtarin e tij, në ndeshjen e kthimit pas një kohe të gjatë jashtë ringut. Ish-kampioni i botës në WBA, WBO dhe IB për herë të fundit është ndeshur 2 vite e gjysmë më parë.

Ndeshja do të mbahet në 9 qershor në Manchester Arena dhe do të transmetohet live në kanalin BT Sport.

Shqiptari Seferi mban një rekord prej 23 fitoresh nga 24 ndeshje, 21 prej të cilave i ka me nokaut. Humbja e vetme e Seferit është ajo kundër kampionit WBA Manuel Charr. /Newsbomb.al

dfgerghe4h45hcdgh.jpg

Sefer Seferi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fituan ndaj Flamurtarit, futbollisti i PARTIZANIT tymos pas ndeshjes
»
Article Logic
Execution time: 0.019640922546387
array(1) { ["section"]=> string(71) "zyrtare-tyson-fury-do-ndeshet-me-boksierin-shqiptar-ne-9-qershor-121459" }