Futbollisti shqiptar i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri është bërë pjesë e ekipit të Liverpool.
Shaqiri do të vijojë të qëndrojë në Premier Ligë, pas transferimit nga Stoke City për 13 milion euro, me një kontratë pesë vjeçare.
26-vjeçari nga Kosova ka thënë fjalë pozitive për trajnerin e tij të ri Jurgen Klopp, dhe është shprehur i lumtur për transfertën.