Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Real Madridit, ja fjalët e para të tij

Publikuar tek: sport, më 20:22 04-01-2016 Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Real Madridit, ja fjalët e para të tij

Zinedine Zidane është trajneri i ri i gjigandëve të Real Madridit. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga presidenti Florentino Perez gjatë konferencës për shtyp, më pas ka qenë vetë Zidane ai që ka folur përpara mediave si trajneri i ri i skuadrës.

“Do të bëj gjithçka për të arritur më të mirën me këtë klub. Është një ditë e rëndësishme për mua. Ajo çfarë mund t’ju them është se do të bëjë gjithçka për Realin. Që kur kam ardhur këtu si lojtar, e kam ditur sa i madh është ky klub. Kemi fansat dhe klubin më të mirë në botë dhe do të bëj gjithçka për të fituar”, ka thënë francezi në deklaratën e tij të parë si trajner.

Zidane do të zëvendësoj në postin e trajnerit Rafa Benitez, i cili u shkarkua si pasojë e ecurisë negative të skuadrës madrilene në kampionatin spanjoll.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050027132034302
array(1) { ["section"]=> string(83) "zyrtare-zinedine-zidane-trajneri-i-ri-i-real-madridit-ja-fjalet-e-para-te-tij-29152" }