Zyrtarët e PD shkojnë për të dhënë dëshmi të Krimet e Rënda, habit Salianji me letrën që mban në duar

Publikuar tek: barometri, më 07:37 22-05-2018 Zyrtarët e PD shkojnë për të dhënë dëshmi të Krimet e Rënda, habit Salianji me letrën që mban në duar

Zyrtarët e PD, deputeti Ervin Salianji dhe eksperti për çështjet ligjore në PD, Gazmend Bardhi u futën në këto momente te Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Zyrtarët do të japin dëshminë e tyre lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me Alebert Veliun, i njohur si bashkëpunëtorin X. Dëshminë pritet ta japë edhe deputeti Alibeaj.

Ndërsa ajo që ra në sy teksa Bardhi dhe Salianji mbërritën te Krimet e Rënda ishte letra që ky i fundit mbante në dorë. “Unë nuk jam Ervin Salianji”, shkruante letra që deputeti mbante në dorë. Me këtë Salianji tregoi se “sa mund të mohoj veten aq mund të mohojë Xhafaj audio-përgjimin”.

Sakaq ditën e sotme do të japë dëshminë e tij edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka pranuar së bëri përgjimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015109062194824
array(1) { ["section"]=> string(107) "zyrtaret-e-pd-shkojne-per-te-dhene-deshmi-te-krimet-e-renda-habit-salianji-me-letren-qe-mban-ne-duar-121636" }